SHBA- Lideri islamik i grupit fetar “Kombi i Islamit”, Louis Farrakhan i ka kërkuar nëpërmjet një statusi në Facebook, reperit Jay-Z të mbulojë gruan e tij, Beyonce, pasi ai është përgjegjës për të, si bashkëshort dhe menaxher i saj.

“Jay -Z” mëso gruan të mbulojë trupin, kur një femër zhvishet njeriu bëhet qen” – ka shkruar Farrakhan në rrjetin social Facebook.
Louis Farrakhan ka shërbyer si lider në xhamitë e Bostonit dhe Harlemit – citon gazeta britanike “The Telegraph”.
Sipas këtij lideri islamik, Beyonce ka bukuri natyrale dhe ajo duhet ta rruajë pjesën tjetër të seksualitetit vetëm për të dhe jo ta shfaqë në publik.
(ma.ar/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: