MAQEDONI E VERIUT

Lideri opozitar i Maqedonisë së Veriut, Miockoski është kapur nga Inspektoriati Shëndetësor në një lokal të mbyllur me disa miq.

Në lokale me ambiente të mbyllura është e ndaluar që të qëndrosh sipas akteve normative të Maqedonisë së Veriut në luftën ndaj COVID-19, prandaj është ngritur një kallëzim penal ndaj lokalit.

Më tej ish- partia qeverisëse rivale, LSDM ka reaguar duke e quajtur gjestin e Mickoskit të qëllimshëm dhe të turpshëm. Mickoski nga ana tjetër tha se do e paguante vetë gjobën pasi nuk i dinte masat ndërkohë akuzoi LSDM se po e përndjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb