UASHINGTON

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se lideri opozitar rus Navalny po lufton me jetën, pasi dyshohet se është helmuar.

Në lidhje me këtë lajm të rëndësishëm në arenën globale, ka reaguar presidenti amerikan Donald Trump.

Pikërisht Trump shprehet se janë duke ndjekur të gjitha raportimet që vijnë nga Rusia.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke vërejtur situatën në Rusi. Ne po shikojmë sesi po shkon gjendja e Aleksandër Nalalnyt, lider opozitar.

Zyrtarët tanë janë duke parë me vëmendje situatën atje dhe ne do të ndjekim cdo gjë që ndodh në shtetin rus. Ne nuk jemi të interesuar që të helmohet apo të sëmuret ndonjë person në botë”, ka thënë Trump.

Deklaratat e Donald Trump vijnë në kohën, që mësohet nga mediat e huaja se lideri i opozitës në Rusi Aleksandër Navalny është sëmurë dhe po lufton me jetën.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb