“Mirë se erdhe në botën tonë, ne jemi një”, kështu e njoftoi Jacinda Ardern lindjen e vajzës së saj në Zelandën e Re dhe botë.

Kryeministrja neozelandeze, Jacinda Ardern lindi sot një vajzë duke u bërë shefja e dytë e një qeverie në botë që ka fëmijë ndërkohë që është në detyrë.

Kryeministrja publikoi një fotografi me partnerin e saj, Clarke Gayford, duke e përqafuar fëmijën e tyre të parë të enjten pasdite me orën e Zelandës së Re.

“Ndjehemi shumë me fat që kemi një vajzë të shëndoshë që erdhi në 4.45pm dhe peshon 3.31kg (7.3lb). Faleminderit shumë për urimet tuaja më të mira dhe mirësinë tuaj. Ne të gjithë jemi shumë falë ekipit të mrekullueshëm në spitalin e qytetit Auckland”.

Ardern, 37 vjeç, bëhet liderja e dytë botërore që lind në detyrë, e para ishte Benazir Bhutto e Pakistanit më 1990 – me të cilën, rastësisht, vajza e Ardernit ndan një ditëlindje.

Lajmi i lindjes së kryeministres solli shumë zhurmë dhe emocione në Zelandën e Re, kulmi i një vale e cila filloi me shpalljen e shtatzënisë së Ardernit në janar dhe përfundoi të dielën, e cila kishte qenë data e saj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb