TIRANË

Ndërsa na ndajnë vetëm pak orë nga përfundimi i afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve, kanë dalë një pjesë e mirë e emrave të dy forcave kryesore politike.
Ndërkohë që në kampin socialist, konfirmohet se në fund të listës për çdo qark do të jenë drejtuesit politikë.

Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati, të dy drejtues politikë në qarkun e Tiranës do të jenë në listën e Tiranës 17-18.

“Në fund të objektivit të PS janë vendosur drejtuesit politikë të qarqeve. Kujtojmë se janë disa emra që janë tërhequr. Me shumë mundësi Ditmir Bushati nuk do jetë në listë, ose mund të jetë në fund. Fatmir Xhafaj do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës, në pjesën e sigurt. Pavarësisht ndonjë përplasjeje me kryeministrin Edi Rama jo shumë publike, kujtojmë se Xhafaj ka qenë udhëheqës i reformës në drejtësi. Paulin Stërkaj do të jetë në Shkodër, gjithashtu dhe Ilir Beqaj.
Pritet që dhe Frrok Gjini do të jetë në listën e PS të Shkodrës gjithashtu.
Të gjitha qarqet do kryesohen nga zonja, përjashtuar Fierin që do kryesohet nga Erion Braçe. I gjithë lidershipi i partisë do jetë tek vija e zjarrit, aty ku është fituar mandati i fundit. Edi Rama do të jetë i 8-ti në listë në Vlorë dhe në Durrës. Po kështu dhe Taulant Balla do të jetë i 8-ti në qarkun e Elbasanit.
Sa i përket Gramoz Ruçit e ka dhënë një provë, kur në 2017 ishte i 9-ti në qarkun e Fierit, ku u fituan 10 mandate”, raportoi gazetari Gjençaj.
Më 25 prill do të votohet dhe për partinë dhe për kandidatin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: