Një incident i dhunshëm ndodhi mbrëmjen e së hënës në Chania, Greqi, ku u përfshinë dy adoleshentë shqiptarë. Sipas informacioneve të Flashneës.gr, një 18-vjeçar dhe një 16-vjeçar, të dy me kombësi shqiptare, rrahën pa mëshirë një 16-vjeçar grek.

Ngjarja ndodhi rreth orës 1 pas mesnate kur dy autorët e lidhën 16-vjeçarin dhe më pas filluan ta rrihnin. Në fakt, sipas të njëjtit informacion, njëri prej tyre e godiste me grushte dhe tjetri e fshikullonte me rrip.

16-vjeçari u transportua më pas i plagosur në spitalin e Chanias, ndërsa dy autorët janë arrestuar nga policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: