Simone Inzaghi mund të festojë pasi siguroi një biletë për në gjysmëfinale, kjo nuk ishte arsyeja e vetme pasi ishte shumë e rëndësishme që ekipi i tij të reagonte pas humbjes së rëndë të pësuar në derbi: “Djemtë u treguan të zotë, nuk ishte një ndeshje e thjeshtë. Roma është një skuadër me cilësi, një grup shumë i mirë. Ne kishim në kontroll ndeshjen dhe e merituam të kalonim më tej. Merita i takon e gjitha djemve që zhvilluan një ndeshje me personalitet dy ditë pas humbjes në derbi, nuk ishte e thjeshtë”, u shpreh Inzaghi pas ndeshjes.

Nuk i fshehu dot emocionet për këtë rikthim të tij në “San Siro”, Jose Mourinho: “Mënyra se si më pritën Zhang, Marotta, Zanetti dhe tifozët ishte fantastike. “San Siro” do të jetë gjithnjë shtëpia imë, lidhja do të jetë e përjetshme, por kisha ardhur këtu për të fituar. Tani jam pjesë e Romës, ata janë njerëzit e mi, dua ata tani. Arbitrimi? Perfekt deri kur ndeshja ishte 2-0”, u shpreh ndër të tjera Mourinho.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb