Nga: ENIDA HIMAJ*

TIRANE – Historitë e saj të dashurisë kanë rrëmbyer gjithnjë vëmendjen e publikut. Është fjala për Adelina Tahirin, e cila më herët nuk ka preferuar të flasë për marrëdhëniet që ka me meshkujt. Pak ditë më parë ajo ka qenë e ftuar në një emision në Kosovë, ku dhe ka folur më shumë për Lorik Canën. Por mesa duket, deklaratat e këngëtares janë keqkuptuar nga mediat, ose të paktën kjo është ajo çfarë thotë. E kontaktuar nga “Bluetooth”, biondja simpatike pranon të rrëfejë për herë të parë marrëdhënien që ka pasur me kapitenin e Kombëtares. “Ato që them unë, shpeshherë keqkuptohen në media, ndaj asgjë nuk është ashtu siç është shkruar këto ditë. Unë dhe Loriku jemi njohur para disa vitesh. Kam qenë rreth 14, 15 vjeç ndaj dhe ajo që kishim ne nuk ishte një lidhje, nuk e mohoj që jemi pëlqyer. Kemi dalë disa herë me Lorikun dhe e kemi shijuar shumë shoqërinë e njëri-tjetrit, por mes nesh nuk ka pasur asnjë lidhje, thjesht një simpati mes të dyve. Gjërat mbaruan kur kuptuam që nuk ishim aty ku duhej”, është shprehur Adelina. Këtë herë ka vendosur t’u përgjigjet edhe lajmeve të disa viteve më parë, ku shkruhej se shkaku i ndarjes mes saj dhe Lorik Canës ishte se kapiteni simpatik i Kombëtares kërkonte një femër të virgjër. Me nota mllefi brenda, Adelina përgjigjet kështu: “Unë 15 vjeç nuk isha e virgjër dhe bashkëshortja e tij italiane dhe 30-vjeçare ishte e virgjër!? Këto lajme më kanë lënduar shumë kur i kam hasur në media. Virgjëria e një femre shihet edhe te formimi që ajo ka në kokë. Unë nuk jam Shën Maria, por veten e njoh mjaft mirë dhe nuk jam e tillë si më kanë akuzuar. Por për fat të mirë njerëzit në atë kohë më qëndruan pranë dhe më duhet t’i falënderoj për këtë”, ka përfunduar këngëtarja.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: