Modelja Egla Harxhi është revoltuar ndaj zërave kundër bashkjetesës treshe me Aleksandrin dhe një femër tjetër në Libofshë.

Ajo është përplasur me moderatoren Dajana Shabani e cila ka dalë kundër kësaj marrëdhënie.

Harxhi tha: “Nuk ka asgjë të keqe të jesh kundra diçkaje, por kur ke arsye dhe ke argumente. Fjalori i limituar dhe injoranca e shoqërisë së sotme është e frikshme. Një moderatore që askush nuk e njeh, përpiqet të përbaltë me fjalorin e saj të limituar diçka të cilën nuk e kupton dhe nuk e njeh.

Është e njohur që nga fillimet e civilizimit njerëzor që raca njerëzore atë që nuk e njeh dhe nuk e kupton, e përbalt.

Do e pyesja këtë vajzë të shkretë se çfarë ka bërë në jetën e saj, çfarë ka bërë ajo përpara se të gjykojë të tjerët?

Shqipëria ka nevojë për vizion dhe njerëz të cilët mund të investojnë, jo për njerëz të paditur.

Nuk habitem që ky vend është në këtë gjendje, sepse njerëz të shkretë si puna e saj që nuk kuptojnë asgjë, nuk kanë pikën e kulturës dhe kanë dy gram tru në kokë, kanë të drejtën e votës.

Përsa i përket, bëjmë apo jo ne fëmijë, nuk është për atë të vendosë, ndaj mos të na tregojë se çfarë duhet të bëjmë.

I them të shohë punën e saj dhe i them se je vetëm një moderatore në një provincë të vogël dhe rëndësia jote është inekzistente.

Kur të arrish 1 të 1000000-ën e asaj që Ale ka arritur të bëjë në jetë, mund të flasësh e t’i përmendësh emrin!”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: