TIRANË- Në mes të protestës është bërë një lidhje nga Franca me një qytetar shqiptar që ka treguar gjendjen e shqiptarëve që kërkojnë azil atje.

Si një mesazh për protestën dhe gjendjen se ku kanë arritur shqiptarët, janë ofruar pamje të azilkërkuesve në çadra në Francë. Qytetari që bëri lidhje me protestën tha se se “Janë mbi 70 familje në këtë vend dhe jetojnë në çadra”.

Ndërsa një grua që ndodhej atje si azilkërkuese tha se emigroi nga varfëria. “Morëm rrugët nga e keqja, nga varfëria. Jemi qenë pa punë”, deklaroi gruaja.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: