E ardhmja e Harry Kane tek Tottenham Hotspur është e lidhur ngushtë me atë të Antonio Conte. Sipas Daily Express, sulmuesi anglez është shumë i lumtur që ekipi drejtohet nga Conte, ka qenë i tillë që në ditën e parë. Nëse Conte qëndron në Londër, të njëjtën gjë do të bëjë edhe Kane, për këtë është e sigurt Express.

Deklarata e lëshuar së fundmi nga Conte, ku nuk ishte i sigurt për të ardhmen, ka bërë që në Angli të zbulojnë të tjerë opsione. Gjithnjë sipas Express, Conte dhe Kane mund të largohet të dy në fund të sezonit, për të vijuar aventurën tek Man.United, skuadër që kërkon edhe trajner të ri por edhe sulmues të ri, Conte-Kane do të ishin një dyshe perfekte në “Old Traford”.

Gjithashtu nëse Conte largohet, Kane do të shoh me qetësi edhe opsionet e tjerë pasi për të interesohet edhe klube si Man.City apo Real Madrid.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: