TIRANË

Sokol Hazizaj, avokati i ish-deputetit të PS-së Alqi Bllako të arrestuar tashmë për aferën e inceneratorëve me akuzën për korrupsion dhe shpërdorim detyre në kohën që ishte sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit tha se nuk është në dijeni të lidhjeve familjare mes klientit të tij dhe ish-ministrit Lefter Koka.

“Nuk di të ketë lidhje, nuk di”, tha ai i pyetur nga Blendi Fevziu.

Ndërkohë që gazetarja e News24 gazetarja Klodiana Lala foli për lidhje krushqie mes Bllako dhe Kokës.
Si Koka ashtu dhe Bllako janë arrestuar nga SPAK për çështjen e inceneratorëve. Bllako ishte sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit kur ajo drejtohej nga Koka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb