Pas Maruo Icardit, që u vendos në qendër të mediave për shkak të historisë së tradhtisë me China Suarez, tashmë thashetheme kanë dalë edhe për partneren e tij, Wanda Narën. Së fundmi është folur se
Wanda, ka pasur një lidhje sekrete me badigardin e saj.

Përpara disa ditësh, badigardi i argjentinases, Agustin Longueira u shpreh: Wanda është një grua shumë tërheqëse dhe unë e kam shprehur se kam dashur të kisha diçka ndryshe me të. Dy momentet që kemi qenë vetëm, sidomos në ashensor, ishin minuta shumë të gjata…”, duke lënë në dyshim marrëdhënien që kishin me njëri-tjetrin.

Por tashmë duket se Wanda e ka thyer heshtjen e saj për këtë temë, e cila ka thënë: “Nuk e punësova atë, unë punësova një kompani. Puna e tij ishte e planifikuar. Zakonisht unë nuk ndihem shumë e sigurt kur eci në rrugë, por më shumë kisha nevojë për një person që të më ndihmonte në aeroport me bagazhet”.

Gjithashtu bukuroshja u pyet dhe nëse Longuer vërtet kishte rënë në dashuri me të, ajo u shpreh: “Epo unë nuk e di”, duke e mbyllur këtë temë në emisionin që ishte ftuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb