ITALI

Fabrizio Miccoli, i njohur në futbollin italian si bomberi i Palermos është dënuar me 3.6 vite burg nga Gjykata Kriminale e Apelit të Palermos.

Ai akuzohet se ka urdhëruar Mauro Lauricelin, djali i një mafiozi  të quajtur ‘Scintilluni’ në Palermo, t’i kërkojë biznesmenit Andrea Graddagninit 20 mijë euro për blerjen e një diskotekeje në Isola delle Femmine. Prokuroria e akuzonte Miccolin për zhvatje në mënyrë kriminale dhe Gjykata pranoi kërkesën e saj për dënim.

Më parë në mediat italiane është aluduar shumë për lidhjet e Miccolit me djalin e ‘Scintillunit’, por duket se pikërisht këto lidhje i kanë kushtuar rëndë sulmuesit.

40- vjeçari Italian ka pasur fatin të luajë me ekipe me emër në Itali si Juventus, Fiorentina, Lecce Palermo apo dhe në Portugali me Benfica-n. Ai ka veshur 10 herë fanellën e kombëtares italiane të futbollit duke shënuar dy gola ndërsa në karrierën e tij shënoi 191 gola.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb