Ata të cilët njihen nëpërmjet internetit shumë më herët dëshirojnë të fillojnë jetën e përbashkët dhe të krijojnë familjen.

Aplikacionet për takime, siç është Tinder, i përdorin njerëzit e shumtë, aq më shumë kur botën e ka kapluar pandemia e coronavirusit, ku mundësitë që të njihni ndonjë person të ri janë zvogëluar dukshëm.

Një hulumtim tani ka treguar që ato lidhje të cilat kanë filluar online, zgjasin më gjatë se të tjerat.

Hulumtimi është bërë në Zvicër me 3.235 çifte të cilët janë të moshës mbi 18 vjeç.

Sipas rezultateve, psikologët kanë konstatuar që ata njerëz, të cilët i përdorin aplikacionet për njohje të shpirtit binjak, kanë qëllime shumë më madhore dhe më të fuqishme në një marrëdhënie dashurore, ndërsa vetvetiu edhe shanse më të mëdha të gjejnë personin e duhur dhe prandaj ajo marrëdhënie zgjat.

Hulumtimi gjithashtu ka zbuluar që aplikacionet ndihmojnë në kurimin e lidhjeve nga distanca, që njerëzit më parë dëshirojnë të kenë fëmijë që ata janë të kënaqur seksualisht ashtu si ata çifte që u takuan drejtpërdrejt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: