ITALI – Një prostitutë shqiptare është zënë në befasi nga plicia bashkiake e Toskanës në Itali, ku dhe është gjobitur.  Karabinierët e veshur si civilë gjatë kontrolleve rutinë dhe patrullimeve nëpër rrugët e qytetit gjatë natës kanë mundur të kapin në flagrancë prostitutën shqiptare duke lidhur “kontratë seksi”.

Nga patrullimet e agjentëve të veshur civilë në disa komuna gjatë natës, është sekuestruar edhe një makinë, që i përkiste një klienti.

Gjithsej janë gjobitur 6 klientë dhe një prostitutë shqiptare, raporton “La Sicilia”.

Agjentët vendosin të ushtrojnë kontroll në një makinë të parkuar, në të cilën gjendej prostituta shqiptare dhe klienti. Ata u ndaluan në momentin që kishin lidhur “kontratën e seksit”. Përveç makinës së klientit që u sekuestrua, ata morën edhe gjoba.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb