Kush ka qenë në Korçë qoftë edhe njëherë të vetme, e di se pa shkuar tek “Life Gallery” qoftë edhe për një kafe, nuk mund të largohet nga ky qytet.

“Life Gallery” është një hotel-restorant në bulevardin kryesor të Korçës, i cili që nga viti 2001 zbukuron edhe më shumë qytetin. Ai tërheq vëmendjen për arkitekturën e veçantë, në harmoni me gjithë godinat e tjera përreth. “Life Gallery” është më i kërkuari dhe më i preferuari në qytetin e Korçës për çdo stinë.

Pronari i tij, sipërmarrësi Spiro Bardhi ka punuar me shumë dashuri dhe shije për këtë hotel, i cili duket si një galeri arti, që të çon në një botë tjetër kur futesh brenda tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

19 dhomat dhomat e hotelit, bari, restoranti dhe salla e  konferencës ndodhen në dy godina, njëra prej të cilave daton që prej vitit 1924, por është restauruar duke i ruajtur elementet dhe dizanjin për ta ndërthurur me arredimin modern.

Ndërsa godina tjetër është një ambient i ri me një stil modern. Gjatë qëndrimit në këtë hotel, i cili frekuentohet jo vetëm nga turistë shqiptarë dhe të huaj, diplomatë, biznesmenë e personalitete VIP, tërheq vëmendjen stilimi dhe detajet, pa harruar gatimet elegante të kuzhinierëve më të mirë.

Hoteli që gjendet në Bulevardin Republika 24, në lagjen 11 të Korçës, këto ditë ka pritur shumë turistë e vizitorë që ndodhen në Korçë për festën e birrës. Prenotimet për këto ditë janë bërë muaj më parë, sepse është shume e vështirë të gjesh dhoma të lira në “Life Galeri” në Korçë…

Menaxherja e hotelit Elena Bardho tregon për Neës24 se aktualisht hoteli është plot me klientë, të cilët marrin pjesë në festën e birrës . “Life Gallery” ka klientët e saj besnikë, por gjithmonë e më shumë edhe klientë të rinj, megjithatë stafi i ka përballuar të gjitha kërkesat me cilësi e standarde.

  • foto galeri

Elena Bardho thotë se ndërtimi i hotelit ishte ideja e investitorit, për te dhene Korçes diçka që i mungonte. Ajo thotë se investitori dhe stafi përpiqen dhe sjellin gjithmonë risi.  “Hotelet e tjera kërkojnë të afrohen standardit tonë dhe kështu rritet standardi i jetesës në qytet”, shprehet menaxherja e hotelit.

Bardho tregon se “Life Gallery” ka klientë diplomatë, biznesmenë, politikanë, artistë. “Njëri prej klientëve besnikë është presidenti i “Hysenbelliu group”, zoti Irfan Hysenbelliu, të cilin e falenderoj si investitor që ka rritur emrin e birrës Korça e për rrjedhojë edhe emrin e qytetit të Korçës”, shprehet menaxherja Bardho.

Duket se falë një investimi të ri të Spiro Bardhit, Korça do të ketë një hotel të ri në stilin e “Life Gallery” me kapacitet më të lartë dhe standarde më të larta, me SPA, restorant e hotel për të plotësuar kërkesat gjithnjë e në rritje të  klientëve.

“Life Gallery” është një perlë e bukur në zemër të Korçës dhe falë kujdesit për të ruajtur vlerat historike dhe arkitekturore të qytetit, i jep atij edhe më shumë bukuri dhe klas.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb