Turqia ka shkelur ligjet ndërkombëtare duke dërguar trupa në Irak, deklaroi sot kreu i Ligës Arabe në një mbledhje të kërkuar nga Bagdadi.

“Ndërhyrja Turke në Irak përbën një shkelje të hapur të ligjeve ndërkombëtare dhe shkel sovranitetin e Irakut”, theksoi Nabil al Araby gjatë mbledhjes së ministrave të Punëve të Jashtme të Ligës Arabe në Kairo.

“Turqia duhet të tërheqë trupat e saj menjëherë nga Iraku”, tha ai.

Ministri irakian i Punëve të Jashtme, Ibrahim al Jaafari, kërkoi gjithashtu një tërheqje të plotë të trupave turke nga vendi i tij.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: