U luajtën mbrëmjen e sotme përballjet e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Europës. Në sfidat e orës 18:55, spikasin fitoret e Milanit dhe Arsenalit, 2 emra të mëdhenj të futbollit Europian. Kuqezinjtë triumfuan ndaj Olimpiakosit me përmbysje, ndërsa Arsenali mposhti pastër Karabakun e Ansi Agollit, i cili ishte titullar në këtë përballje.

Lumë golash në sfidat e orës 21:00, ku e vetmja përballje me 1 gol ishte ajo mes Çelsit dhe Videotonit. Bluve të Londrës iu mjaftoi vetëm goli i Moratës në minutën e 70-të.

Lacio u mposht me rezultatin 4-1 ndaj skuadrës gjermane Entrakt Franfurt. Strakosha u la pushim nga trajneri në këtë takim. Në sfidat e tjera, Malmo e mbrojtësit të Kombëtares, Binaku dhe Rejnxhersi i Grezdës triumfuan në shtëpi. Të dy futbollistët e Kombëtares e ndoqën ndeshjen nga stoli./Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb