Bayern Munich, tashmë i kualifikuar për 1/8 e finaleve të Ligës së Kampionëve, është mundur në Rostov 3-2, katër ditë pas disfatës në Dortmund në Bundesliga.

Dy gola të Costa dhe Bernat nuk mjaftuan ndaj ekipit rus, që në Munich ishte mundur 5-0 në ndeshjen vajtje.

Nëse Atletico Madrid merr veçse një pikë në mbrëmje ndaj PSV Eindhoven, ndryshojnë pozicionet dhe Bayern përfundon i dyti në grupin D pas Atleticos.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: