GJERMANI- Trajneri i Bayern Munihut, Pep Guardiola, ka deklaruar se skuadra e tij nuk do të pësojë krizë në Ligën e Kampionëve pasi siguroi titullin e Bundesligës në fundjavë.

Bavarezët u shpallën kampionë të Gjermanisë sezonin e kaluar shtatë ndeshje para përfundimit të sezonit dhe ata nuk arritën sukses në garën më të fortë evropiane, duke humbur nga Reali me rezultat të përgjithshëm 5 me 0. Por kjo, sipas strategut spanjoll nuk do të përsëritet në sezonin aktual.

Guardiola e konsideron gjysmëfinalen e vitit të kaluar ndaj Realit si pikën më të errët në karrierën e tij si trajner, por beson se në gjysmëfinalet e këtij viti ndaj Barcelonës skuadra e tij nuk do të ketë ngërçe. “Nuk do të ngecim këtë vit, pasi gjithçka është ndryshe. Vitin e kaluar isha i fokusuar vetëm në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Guardiola duke shtuar se Bayerni po tenton fitore edhe në gjysmëfinale të Kupës DFB ndaj Dortmundit.

Ai në konferencë për media pohoi po ashtu se ka dëshirë që karrierën ta vazhdojë te kampioni gjerman. “Jam shumë i lumtur në Munih. Jam i befasuar dhe falënderoi lojtarët. Vetëm shpresoj që vitin e ardhshëm të kem më shumë lojtarë të gatshëm dhe më pak lojtarë të lënduar”, tha në fund Guardiola.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: