Liga e Kombeve ka dhuruar sërish spektakël në ndeshjet e 4-ta në grupe. Rezultati më surprizues erdhi nga ‘Wembley’ aty ku Anglia u mposht minimalisht nga Danimarka.

Në fakt që në pjesën e parë gjërat nuk shkuan mirë për ‘Tre Luanët’ pasi Harry Maguire mori dy kartonë të verdhë dhe në fund të kuq për të lënë fushën teksa Eriksen shënoi nga pika e bardhë e penalltisë golin e vetëm të sfidës. Në fund të sfidës Anglia e mbylli me 9 lojtarë pasi me karton të kuq doli edhe Reece James.

Italia dhe Holandia u ndanë në barazim në Bergamo. Pellegrini shënoi i pari për vendasi por van de Beek barazoi shifrat brenda pak minutash teksa gjithë sfida më pas foli vetëm për rezultatin 1-1.

Fitore kanë marrë Belgjika në Islandë, Franca në Kroaci dhe Portugalia, që pavarësist pa Rolandon i cili u infektua me COVID-19 ka thyer 3-0 Suedinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb