Kanë përfunduar ndeshjet e Ligës së Kombeve, të cilat u luajtën  në orën  20:45. Ndeshja kryesore ishte padiskutim ajo mes Belgjikës dhe Zvicrës, që dhuroi shumë emocione.  Belgjika ka shënuar fitore me rezultatin 2-1 ndaj Zvicrës në Ligën A të grupit 2.
Zvicra e Xherdan Shaqirit dhe e Granit Xhakës i cili në këtë mbrëmje mbajti shiritin e kapitenit për helvetët nuk arritën të merrnin një rezultat pozitiv në këtë takim.

Pjesa e parë ishte pa gola, ndërsa në të dytën u shënuan tri gola. Belgjika kaloi në avantazh me anët të Lukakut në minutën e 58’ të takimit.

Zvicra arriti ta barazoj rezultatin në minutën e 76’ me anë të Mario Gavranoviç por 9 minuta më vonë Romelu Lukau e shënoi golin e tij të dytë personal dhe të fitores për Kombëtaren e tij në minutën e 85’.

Belgjika me këtë fitore e mbanë vendin e parë me 6 pikë, ndërsa Zvicra mbetet në kuotën e tri pikëve në vendin e dytë, ndërsa në të tretin është Islanda me 0 pikë.

Në ndeshjen tjetër Kroacia dhe Anglia, gjysmëfinalja e përsëritur e botërorit, u mbyll pa gola. As ballkanasit, e as “Tre Luanët” britanikë nuk arritën të gjenin golin, duke ndarë nga një pikë.

REZULTATET E NDESHJEVE TË TJERA

Belgjikë – Zvicër 1-1
Kroaci – Angli 0-0
Austri – Irlandë V. 1-0
Estoni – Finlandë 0-1
Greqi – Hungari 1-0
Bjellorusi – Luksemburg 1-0
Moldavi – San Marino 2-0

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb