Presidenti i FSHF, Armando Duka, ka komentuar shortin e Shqipërisë menjëherë pas hedhjes nga Lozana e Zvicrës. Në një lidhje me ‘super sport’ Duka u shpreh i rezervuar në lidhje me strukturën e grupit të Shqipërisë, ku do të ketë vetëm 2 kundërshtarë.

“Ky format ka balanca sportive. Në Ligën C janë skuadra të njëjtit nivel. Do dëshiroja të kishim një grup me katërt për të pasur ndonjë ndeshje më shumë në shtëpi. Skocia nuk më pëlqeu sepse është e fortë dhe është larg. Sportistët mund të lodhen. Me 2 kundërshtar është akoma më fortë. Asnjë nuk ka 3 piksha të sigurtë, çdo gjë mund të ndodhi. Uroj që të jemi në të parët.

Rastësisht ndeshja e Norvegjisë do ti shërbejë trajnerit për kundërshtarët që ka. Norvegjia dhe Skocia janë në të njëjtin nivel. Në qershor do të zhvillojmë edhe 2 ndeshje të tjera. Duam të arrijmë diçka nga ky kompeticion. Uroj që përsëri të jemi pjesë e Europianit.

Shorti i Kosovës? Mu duk short vërtet i mirë. Kosova i ka të gjitha shanset për të qenë e para e Grupit”, u shpreh Duka.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb