Liga e Kombeve ka vijuar me përballje tepër interesante, teksa Francë-Holandë u mbyll në rezultatin 2-1. Pas barazimit në transfertë ndaj Gjermanisë, kampionët e botës gjejnë fitoren përballë skuadrës së Kuman. Për “tulipanët” kjo ishte sfida e parë në Ligën e Kombëve.

Qipro-Sloveni u mbyll në 2-1 dhe Lihtenshtein-Gjibraltar 2-0. 2 Për sa i përket takimeve të luajtura në orën 18:00, Danimarka mposhti Uellsin kanë triumfuar të gjitha ekipet vendase. Danimarka mposht Uellsin me rezultatin 2-0, Bullgaria “surprizoi” Norvegjinë duke e mposhtur 1-0.

Ndërkohë që Maqedonia dominoi ndaj Armenisë duke e mposhtur 2-0 me 5 lojtarë me origjinë shqiptarë ne fushë. Bëhet fjalë për Musliun, Bejtullain, Elmazin, Bardhin dhe Alioskin. Ky i fundit shënoi edhe golin e parë me penallti. Sfida Gjeorgji-Letoni përfundoi me rezultatin 1-0.

Në orën 15:00, u zhvillua sfida mes Ukrainës dhe Sllovakisë që përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të skuadrës së Shevçenkos, shkruan Panorama Sport.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb