Shqipëria bie në “Air Albania” dhe këtë e bën në mënyrën më të keq të mundshme.

Kuqezinjtë thyen nga Lituania me rezultatin minimal 0-1 në një ndeshje ku gjithçka shkoi keq.

Ekipi i Edy Rejas ishte shumë larg asaj që shfaqi në transfertë përballe Bjellorusisë, në shtëpinë e tyre shfaqën një ekip pa “gjunjë” e pa ide.

Që në fillim shfaqën qartë limitet fizike ku e kishin të vështirë të kombinonin ndërmjet tyrë e aq më pak të ishin kërcënues.

Lituania na vendosi menjëherë në vështirësi ku në pjesën e parë patën të paktën dy raste të pastra për gol me Strakoshën që bëri heroin.

Në pjesën e dytë kur të gjithë prisnim reagimin e Shqipërisë ishte Lituania që kaloi ne avantazh në minutën e 51-të pas një gafe të Gjasulës. Edy Reja prodhoi të ndryshoj diçka në formacion duke hedhur në fushë Roshin dhe Uzunin por as zëvendësimet e bëra nuk kishim asnjë impakt.

Në fund humbasim dhe Hysaj që largohet nga fusha me karton të kuq, i dyti i verdhë.

Pas dy ndeshja të para në Ligën e Kombeve të katër ekipet, Kazakistani, Shqipëria, Lituania dhe Bjellorusia kanë grumbulluar nga tre pikë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb