LIGA E KOMBEVE- Kombëtarja e Shqipërisë të dielën zbret në fushë për të luajtur kundër Kombëtares së Izraelit, sfidë kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Për këtë sfidë ka folur edhe Eros Grezda, i cili u shpreh se sfida duhet të fitohet ndaj Izraelit duke respektuar edhe detyrat që iu janë caktuar nga trajneri.

Fjala e Grezdës:

Në krah apo në majtë apo në qendër?

Pozicioni është që të luaj në krah dhe nuk u ndjeva mirë sepse Jordania ishte shumë ekip agresiv dhe të isha me shpinë nga porta ishte pak e vështirë për mua por kjo është zgjedhja e trajnerit dhe duhet të bëj atë që thotë ai.

Skema e duhur?

Trajneri po provon skema, lojtarët duhet të përshtaten duke qenë se mungojnë lojtarë titullarë si Sadiku dhe Roshi.

Dëmtimi në shpatull?

Rashë keq në momentin e penalltisë dhe kam ndjerë dhimbje edhe këto ditë por deri në ndeshje besoj se do jem në rregull sepse ka edhe dy ditë.

Rasti kundër Jordanisë?

Ishte penallti e pastër, pasi ndërhyrja ishte nga pas.

Konkurrenca në grup?

Jemi tre skuadra shumë afër njëra tjetër, është e rëndësishme që kur futesh në një ndeshje të besosh në fitore dhe Izraeli i tregoi duke shënuar me penallti edhe pse për mua nuk ishte penallti por ën fund fituan. Ndaj tyre do jetë ndryshe sepse ato nuk do mbrohen si Jordania.

Çfarë duhet të bëjmë ndryshe për të arritur suksesin?

Na ndeshja me Turqinë mungon vetëm Roshi dhe Sadiku dhe nëse përsërisim të njëjtën ndeshje nuk mund të na ndalë as Izraeli apo tjetër kundërshtarë.

Stoli te Rangers?

Kam folur me Gerard dhe më ka thënë që t’i tregoj se kur jam gati duke qenë se kam vuajtur nga një dëmtim dhe lojtarët e tjerë janë në formë optimale, por këto minuta që po marr në kombëtare besoj se do jem gati.

Panucci dhe Gerard, cili është më i ashpër?

Jam me fat që punoj me dy legjenda të futbollit si Panucci dhe Gerrard. Sa i takon karakterit të tyre, ata janë dy tipa të ndryshëm.

Pozicioni juaj ndaj Izraelit?

Do vendosë trajneri se si do luaj, por dihet që unë jap më shumë në krah se sa në qendër.\

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb