Franca e mbyll me humbje fazën e grupeve në Ligën e Kombeve, një humbje e pastër 2-0 përballë Danimarkës që i vendos “gjelat” në vendin e tretë në kuotën e 5 pikëve, 8 më pak se Kroacia kryesuese.

Gjithçka u vendos me dy gola brenda pjesës së parë, Dolberg dhe Skov Olsen realizuan dy gola të shpejtë brenda pjesës së parë.

Pavarësisht se shifrat e Francës këtë edicion lënë shumë për të dëshiruar, trajneri Deschamps nuk e bën dramë: “Skuadra është e re, nuk jam i shqetësuar, fundja Liga e Kombeve është pak e ndërlikuar për ne. Pashë edhe ndeshjet e ekipeve të tjera, skuadra të tjera të mëdha kanë humbur”, u shpreh Deschamps pas ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: