IRLANDË

Sot në Dublin të Irlandës është hedhur shorti për gjysmëfinalet e “Nations League” për ligën A. Futbolli gjithmonë është konsideruar si sporti i surprizave, ndërsa edhe shorti ka përcaktuar dy përballje spektakolare në këtë eveniment.

Kombëtarja e Kristiano Ronaldos do të sfidojë kombëtaren e Granit Xhakës dhe të Xherdan Shaqirit. Përballja tjetër interesante e përcaktuar nga shorti është ajo mes Holandës dhe përfaqësueses së “Tre Luanëve”.

Këto dy supersfida do të luhen në qershorin e vitit 2019 në Portugali, pasi kjo  Kombëtare është kampionia në fuqi e kontinentit të vjetër.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: