Më në fund ka ardhur fitorja e parë për Italinë në Ligën e Kombeve. Skuadra e Roberto Mancinit fitoi ndaj Polonisë duke i dhënë fund serisë së tmerrshme negative, e cila nuk kishte parë fitore në 5 ndeshjet e fundit. Fitorja ka ardhur në ekstremin e ndeshjes ndaj Polonisë, nga një emër i panjohur për shumëkënd, mbrojtësi i Fiorentinës Kristiano Biragi.

Ai shënoi në minutën e tretë shtesë të sfidës ndaj polakëve duke i dhënë Roberto Mançinit fitoren e parë në drejtimin e Italisë dhe kthyer disi buzëqeshjen te italianët të cilët në fakt kishin dominuar sfidën e krijuar raste, por ishin ndalur nga shtyllat.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb