Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar rrugën e tyre në edicionin e dytë të Ligës së Kombevce që do të zhvillohet në këtë vit dhe në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. “Kuqezinjtë” dhe “Dardanët” bënin pjesë në të njëjtën Ligë, atë C, dhe fatmirësisht shorti ka shmangur përplasjen mes dy ekipeve shqiptare.

Djemtë e Edi Rejës do të luajnë shanset për t’u ngjitur në Ligën B me Kazakistanin, Lituaninë dhe Bjellorusinë, ndërsa skuadra e drejtuar nga Shaland do të përballet me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.

Mjaft interesante dhe përplasjet në katër grupet e Ligës A. Kështu, në grupin A1 Italia dhe Holanda do të rivalizojnë me Poloninë dhe Bosnjen, në grupin A2 pritet përballje spektakolare mes Anglisë dhe Belgjikës, ndërsa me ta do rivalizojnë Islanda e Danimarka.

Në grupin A3, kampionët e botës, Franca, do të kërkojnë kualifikimin duke u përballur me fituesin e edicionit të parë, Portugalisë, teksa grupin e plotëson Suedia dhe nënkampionia e botës, Kroacia. Në grupin A4, Gjermania dhe Spanja do synojnë vendin e parë, por Ukraina dhe Zvicra natyrisht që nuk do t’ua bëjnë rrugën të lehtë.

Ja shorti i plotë:

Liga A
Grupi A1: Poloni, Bosnja, Italia, Holanda
Grupi A2: Islanda, Danimarka, Belgjika, Anglia
Grupi A3: Kroaci, Suedi, Franca, Portugali
Grupi A4: Gjermani, Ukraina, Spanja, Zvicra

Liga B
Grupi B1: Rumani, Irlandë e V, Norvegji, Austri
Grupi B2: Izrael, Sllovaki, Skoci, çeki,
Grupi B3: Hungari, Turqi, Serbi, Rusi
Grupi B4: Bullgari, Irlandë, Finlandë, Uells

Liga C
Grupi C1: Azerbajxhan, Luksemburg, Qipro, Mali i Zi
Grupi C2: Armeni, Estoni, Maqedoni e Veriut, Gjeorgji
Grupi C3: Moldavi, Slloveni, Kosova, Greqia
Grupi C4: Kazakistan, Lituani, Bjellorusi, Shqipëria

Liga D
Grupi D1: Malta, Andorra, Letoni, Ishujt Faroe
Grupi D2: San Marino, Lihtenshtejn, Gjibraltari

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb