Pas një mungesë të gjatë si pasojë e krizës që solli Covid-19, është radha e ekipeve përfaqësuese të zbresin në fushë. Shqipëria nis aventurën në Ligën e Kombeve nga transferta Bjelloruse, rivali i parë dhe një ndeshje delikate në çdo aspekt. Si të gjithë ekipet e tjera, edhe Shqipëria është e detyruar të përshtatet me kushtet e reja të imponuara nga Covid-19, lojtarë që e kanë të vështirë të grumbullohen apo në formë jo të mirë fizike si pasojë e mungesës së gjatë të aktiviteteve sportive. Të gjithë këto faktorë ndikuan jo pak edhe në listën e publikuar nga Edi Reja për dy sfidat e para në Ligën e Kombeve.

Ekipi kuqezi udhëtoi drejtë Minskut me një grup të reduktuar, ku në Shqipëri mbetet 3 lojtarë si pasojë e dëmtimeve, Memolla, Ismajli dhe Ramadani ndërsa listës së mungesave i shtohen edhe Lenjani e Kamberi. Në këto kushte nuk pritet që Edi Reja të eksperimentojë shumë, pritet ti besoj pjesës më të madhe të lojtarëve që punojë edhe gjatë kualifikueseve “Euro2020”. Këtë fakt trajneri i konfirmoi edhe në daljen e tij të parë për mediat, ku theksoi se kriza që solli Covid-19 dhe shtyrja e të gjithë aktiviteteve të programuara nuk i dha mundësi të punoj me elementë të rinjë. Në portë mbetet gjithnjë dualizimi Berisha-Strakosha ndërsa mbrojtja me tre pritet të formohet nga Dermaku-Gjimshiti dhe Veseli. Në krahun e djathtë kapiteni Hysaj është i paprekshëm ndërsa në anën tjetër pritet të aktivizohet Lorenc Trashi pasi Reja nuk ka asnjë opsion tjetër duke parë mungesën e Lenjanit dhe Memollës. Mesfusha gjithashtu pritet të jetë e njëjtë, ku Gjasula, Bare dhe Abrashi pritet ta nisin nga minuta e parë. Mbetet për tu parë kë do të preferoj Reja për dyshen e sulmit, reparti i vetëm ku ka mundësi të zgjedh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb