Liga e Kombeve ka vijuar me ndeshjet e saj teksa në grupin 4 të kategorisë A janë luajtur dy ndeshjet më të rëndësishme, Spanjë- Zvicër dhe Gjermani- Ukrainë.

Panzerat e Joachim Low kanë gjetur fitoren e parë në këtë edicion të Ligës së Kombeve pas 2 barazimeve radhazi. Ginter shënoi fillimisht kurse Goretzka dyfishoi me fillimin e të dytës.

Gjermanët nuk do e kishin të lehtë pasi Malinovsky shkurtoi diferencat me penallti por në fund dolën me 3 pikë.

Kurse Spanja si rrallë herë fitoi minimalisht 1-0. Mes shumë yjeve të grumbulluar në ekip, ishte 23-vjeçari i Real Sociedad Oyarzabal që përfitoi nga një gabim në parapavijë dhe topi i erdhi i gatshëm sa për ta gjuajtur drejt portës.

Spanja vijon të kryesojë grupin me 7 pikë, tashmë ndjekur nga Gjermania me 5 pikë. Ukraina më pas ka vetëm 3 pikë kurse Zvicra kap fundin me 1 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb