Në prag të ndeshjes së Shqipërisë ndaj Islandës në transfertë, më 6 qershor në orën 20:45, në konferencën për shtyp është shfaqur mbrojtësi i Kombëtares, Frederik Veseli, i cili ka analizuar këto ndeshje të përfaqësueses kuqezi në Ligën e Kombeve:

Përgatitjet me Kombëtaren – “Kemi nisur me stërvitje intensive. Synimi është të vazhdojmë një seri të gjatë të rezultateve pozitive me Kombëtaren me objektivin të fitojmë. Kemi mbrojtës ekspert, kur vjen në ekipin Kombëtar më pas vendos trajneri. Këto ditë kemi punuar shumë në anën mentale, shpresoj që të na dërgojë kjo sa më lart.”

Ndeshjet me Islandën dhe Izraelin – “Kemi bërë disa gabime me Islandës dhe Izraelit në ndeshjet e kaluara dhe duam që t’i përmirësojmë ato.”

Objektivi – “Duam të ngjitemi një Ligë më lart. Jemi favoritë të grupit, ne shpirtërisht mendojmë se do të fitojmë. Kemi vullnetin 200% për të fituar dhe të ngjitemi një Ligë më lart që të luajmë me kundërshtar më të fortë.”

Mbrojtësit e Shqipërisë në Seria A – “Është e ditur që kampionati italian ka prodhuar shumë mbrojtësa. Nëse nuk ke mbrojtësa nuk fiton lojën.”, përfundoi Frederik Veseli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb