Kombëtarja e Zvicrës ka  përmbysur  Belgjikën me rezultat e thellë  5-2 pas një ndeshje tejet intensive. Ishin belgët që kaluan të parët në avantazh në minutën e dytë me Thorgan Hazard që shënoi për të kaluar Belgjikën në epërsi. I njëjti lojtar në minutën e 17-të arriti dyfishoi rezultatin.

Reagimi i zviceraneve nuk vonoi kur në minutën e 26-të Rodriguez ngushtoi rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 31-të Seferoviç  arriti të barazoj rezultatin në 2-2 pas një asisti të Shaqirit. Ndërsa në minutën e 44-të përsëri sulmuesi Seferoviç shënoi për ta kaluar Zvicrën në epërsi .

Në minutën e 62-të Nico Elvedi shfrytëzoj për mrekulli krosimin e Xherdan Shaqirit për të ngritur epërsinë në 4-2. Spektaklin e golave e mbylli Seferoviç në minutën e 84-të, ku dhe kompletoi hat-trickun e tij. Me këtë fitore, Zvicra ka fituar edhe grupin e saj, duke u renditur e para me pikë të barabarta por me më shumë gola se Belgjika.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb