Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratën e Komitetit të Ekspertëve kundër kreut të opozitës, Lulzim Basha, ndërsa pohon se ajo nuk duhet marrë shumë seriozisht.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili pohon se Komiteti i Eksperteve nuk merr seriozisht veten nuk ka asnjë arsye për të bërë as debat dhe as diskutim me të.

Mes ironisë, Vasili thekson se “Nuk kemi pra pse i keqkuptojme anetaret e Komitetit, te cilet nuk dine as emrin e ligjit mbi te cilin eshte ngritur Komiteti ku keta jane edhe anetare.”.

REAGIMI I VASILIT
Pse Deklarata e Komitetit te Eksperteve nuk duhet marre shume seriozisht!!
Kur Komiteti i Eksperteve nuk merr seriozisht veten nuk ka asnje arsye per te bere as debat dhe as diskutim me te.
Ne Deklaraten e sotme Komiteti i Eksperteve thote:
“Ne, anëtarët e Komitetit Teknik të ekspertëve, jemi profesionistë të fushës sonë dhe sot, jemi pjesë e këtij Komiteti, të ngritur në zbatim të Ligjit mbi Epidemitë”.
Ligj per Epidemite ne Republiken e Shqiperise nuk ka.
Ligji mbi te cilin eshte ngritur ky Komitet eshte: LIGJI.Nr. 15/2016 “PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E INFEKSIONEVE DHE SËMUNDJEVE INFEKTIVE.”
Nuk kemi pra pse i keqkuptojme anetaret e Komitetit, te cilet nuk dine as emrin e ligjit mbi te cilin eshte ngritur Komiteti ku keta jane edhe anetare.
Kur Deklaratat e Komitetit pergatiten ne zyrat e shtypit te Edi Rames te tilla broçkulla do te shkruhen.
P.S. Shume “interesant” preokupimi i Komitetit per formimin profesional te Lulzim Bashes, qe nuk mundesoka vleresime per pandemine.
Rendesi ka qe Komiteti eshte i ” shume i lumtur” se formimi profesional prej piktori i Edi Rames qenka i duhuri per te bere vleresime per pandemine.
Formimi i Edi Rames eshte tamam i “duhuri” per te koleksionuar budalleqet e tij publike pa fund, te cilat duhet ta kishin bere me kohe te pakten Komitetin te skuqej, meqenese s’ja mbante as t’i thoshte dot Edi Rames te mbyllte gojen.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: