Lideri i opozitës Lulzim Basha deklaroi se Partia Demokratike do t’i japë zgjidhje finale pronarëve sa i takon çështjes së pronave. I ftuar në ‘Opinion’ Basha tha se ligji i ri do të jetë i drejtë.

“Ne do të hartojmë një ligj të drejtë për pronarët. Do t’i drejtohem çdo pronari, çdo trashëgimtari të pronarëve të ligjshëm, që ne nuk do të jemi në gjendje që brenda 4 viteve të zgjidhim tërësisht problemin e pronave sepse fatura financiare është e papërballueshme. Por dy gjëra ju premtoj: rikthimi aty ku është e mundur dhe krijimi i një fondi special të shtetit shqiptar të paktën sipas modelit të Kroacisë në mënyrë që nga të ardhurat publike të shtetit shqiptar, pronarët trajtohen jo si një bezdi, siç e trajton kjo qeveri apo si një propagandë por të trajtohen si një detyrim i pashlyer financiar dhe moral i shoqërisë.”, tha Basha.

Ndërkohë, Basha tha se të gjitha kontratat, pa përjashtim, nga e para tek e fundit do t’i nënshtrohen testit antimafia. “Të gjitha kontratat e koncesionit duke perfshirë kontratat e koncesionit të lidhura gjate qeverisjes sonë të mëparshme. Në qoftë se do të përmend sot kontratat që do të prishen, ata do t’i marrin dhe do t’u thonë: shiko ky qëkur ishte kryetar opozite na ishte vënë pas. Gjëja e parë qe do dëgjosh nga une është qe të gjitha kontratat, pa përjashtim, nga e para tek e fundit do t’i nënshtrohen testit antimafia. Të gjitha kontratat e koncesionit duke perfshirë kontratat e koncesionit të lidhura gjate qeverisjes sonë të mëparshme. Kontratat korruptive janë nul dhe nga fillimi me efekt prapaveprues dhe ne do bëjmë gjithçka që e para çdo kontratë koncesionare të hetohet dhe e dyta, aty ku paratë janë marrë me të padrejtë qytetarëve të kthehen aty ku janë marrë. Ka dy lloje hetimesh, i kam shpjeguar dhe më përpara, ka hetim administrativ ekzekutiv, që do të bëhet nga qeveria, jo nga partia dhe është hetimi penal. Janë 2 gjëra të ndryshme, hetimi penal të çon në burg Blend, kurse hetim administrativ të çon në prishje kontrate, jo vetëm në prishje kontrate, po në atë projektligj që kemi prezantuar dhe kemi përgatitur para 2 vitesh, ku ne do të përdorim mekanizmin antimafia, dmth në qoftë se ti zoti koncensionar nuk e justifikon dot që këto qindra miliona apo dhjetra miliona euro I ke marrë në mënyrë të ligjshme, ti do t’i kthesh ato prapa me efekt prapaveprues.”, pohoi ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: