Komisioni i Ligjeve miratoi sot raportin për informim për mbylljen e procedurave për votimin e raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, i cili do i përcillet Kuvendit. Praktikisht ky raund është i djegur, pasi në Kuvend nuk do të shkojë asnjë kandidaturë.

Siç u pa dhe gjatë mbledhjes, të pranishëm në sallë ishin anëtarët e maxhorancës, ndërkohë që nga opozita ishte vetëm Fatmir Mediu.

Ajo çka ra në sy ishte fakti se kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj e ndiqte mbledhjen përmes transmetimit live në ‘Facebook’ mbledhjen.

  • foto galeri


Gjatë fjalës së tij Eduard Ndreca tha se; “Komisioni për Çështjet Ligjore do të mblidhej në orën 09:00. Ne u mblodhëm sot më datë 30 maj, për shqyrtimin e kandidaturave të mundshme. Konstatohet se deri në afatin e përcaktuar asnjë kandidaturë nuk është depozituar në Kuvend. Në këto kushte, në zbatim të nenit 87 të Kushtetutës, i paraqet seancës plenare që do të mblidhet sot në orën 10:00, raportin për informim për mbylljen e procedurave për votimin e raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në raundin e katërt maxhoranca ka paralajmëruar se do të jetë ajo që do të propozojë kandidatët për president që do të çohen më pas për votim në parlament. Në raundin e katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, çka do të thotë se maxhoranca i ka votat.

Sot, Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë dy seanca plenare, ku njëra prej tyre do të jetë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Seanca në fjalë pritet të mbahet në orën 10:00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: