TIRANE – Edhe pse afati përfundimtar për të dorëzuar dy kandidaturat për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është data 11 Nëntor, dhe kur mbeten 8 muaj nga zgjedhjet lokale, opozita nuk ka depozituar në Kuvend asnjë propozim.

Në këto momente Komisioni përbëhet nga 3 anëtarë, Denar Biba dhe Edlira Jorgaqi të PS dhe kryetari Klement Zguri i opozitës, ndërsa në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Ligjeve u miratuan dy kandidaturat e socialistëve, Bledar Skënderi dhe Rezarta Bitri.

“Nuk di nëse partitë e tjera grupet e tjera parlamentare, duket të kenë vendosur të mos e ushtrojnë të drejtën të ofruar nga neni 14 i Kodit Zgjedhor, po sigurisht kjo është një cështje e cila u përket tëresisht grupeve të tjera parlamentare” – u shpreh Balla.

Por mbledhja e kësaj të marteje në Komisionin e Ligjeve nuk kaloi pa replika mes anëtarëve socilaistë të komisionit dhe kandidatit të porpozuar nga vetë PS, Bledar Skënderi. Ishte Bashkim Fino që pyeti Skënderin, se deri para pak kohësh ka qenë pjesë e KQZ-së, se përse u vendos regjistimi i opozitës në zgjedhjet e 2017-ës, kur afati ligjor kishte kaluar.

“Si ka mundësi që regjistruat subjektin politik PD jashtë afatit për zgjedhjet e vitit 2017. Domethënë bëtë një shkelje ligjore ndërkohë që kërkoni një mandat” iu drejtua Fino Skënderit. “ -deklaroi Fino.

Në  përgjigjen për socialistin Fino, Skënderi u shpreh se në bazë të kodit zgjedhor, cdo kandidat për deputet ka patur të drejtën e ankimit të KQZ. “Kundër vendimit tonë nuk është bërë asnjë ankim as nga subjektet zgjedhore as nga kandidatët për deputetë, kështu që unë mendoj se procedura ka qenë e saktë. E dyta dhe më e rëndësishmja, ne kemi si mision garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të Shqipërisë dhe ky qëllim prevalon mbi rregull apo normë të shkruar”- tha Skënderi

Të njëjtin interes pati edhe socialisti tjetër Alket Hyseni, i cili kërkoi të dinte edhe përse KQZ nuk ka hetuar mbi financimin e partive në fushatë, edhe pse kishte një rezolutë nga Kuvendi.

Para komisionerëve të Ligjeve, kandidatja Rezarta Bitri pranoi se depolitizimi i administritës zgjedhore është polizitiv, porse kërkon kohë.

Pas votimit në seancë plenare, KQZ do të kenë numrin e nevojshëm, prej 5 anëtarësh, për të vijuar punën dhe përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme, edhe nëse opozita nuk plotëson vendet që i takojnë asaj me ligj.

(BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb