Komisioni i Ligjeve ka miratuar propozimin e PS për koalicione parazgjedhore me listë unike shumë emërore dhe atë të garimit të kryetarit të partisë në 4 zona zgjedhore, pa votat e opozitës parlamentare.

I pari është nëni 65, pika 3 që propozoi Damian Gjiknuri në Komision, dhe me draftin e ri shkruhet se koalicionet duhet të deklarojnë partinë udhëheqëse dhe marrëdhëniet reciproke mes koalicioneve rregullohen brenda koalicionit.

‘’Në nenin 65, shtohet pika 3, në momentin e regjistrimit koalicioni duhet të deklarojë partinë udhëheqëse. Dhe kriteret përmbushen nga partia udhëheqëse. Marrëdhëniet reciproke mes tyre, rregullohen në koalicion. Ky është nenin ose pika 3 e nenit 65. ‘’- tha Gjiknuri.

‘’Miratohet ndryshimi neni 65, pika 3 të Kodit Zgjedhor.’’- deklaroi kryetari i Komisionit, Ulsi Manja.

Ndërkohë opozita parlamentare, përfaqësuar nga Rudina Hajdari, Ralf Gjoni dhe Andi Përmeti e ka bojkotuar mbledhjen dhe nuk e pranon draftin e ri të mazhorancës, por mbledhja vijon teksa Komisioni e ka miratuar edhe propozimin që kryetari i partisë të mund të garojë në të shumtën 4 zona zgjedhore në gjithë Shqipërinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb