Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka komentuar miratimin ditën e djeshme në Komisionin e Ligjeve të aktit normativ Akti- KÇK për sekuestrimin e pasurive.
Balla shprehet se ajo do i shërbejë dhe do jetë në funksion të rezultateve pozitive dhe forcës goditëse të OFL.

Më tej ai shton se OFL tashmë ka bërë detyrën me sekuestrimet duke thënë se këto sekuestro do të përdoren në funksion të shtetit, për të plotësuar nevojat buxhetore të shteti apo pse jo dhe të Policisë së Shtetit.

”Qeveria në bashkëpunim me Kuvendin ka sjellë edhe dy ligje të tjera të cilat e rrisin dhe e përmirësojnë kuadrin ligjro në funskion të një rezultati pozitiv në këtë nismë, në këtë forcë goditëse.

Dua ta përshëndes OFL për rezutlatet sikur e keni parë nga ana e OFL janë referuar në SPAK, dhe prej SPAK në GJKKO një seri personash apo grupesh kriminale pasuritë e të cilëve po sekuestrohen, janë në proces ose janë referuar dhe ishte e domosdoshme një ligj më i plotë për pasuritë.
Në fund të këtij procesi jam tejet i sigurt që pasuritë e sekuestruara do të jenë të shumta dhe do të rrisin kapacitetet financiare të shtetit, në dobi të nevojave buxhetore apo të policisë së shtetit. ”- Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb