Edhe pse nuk u dekretua nga Presidenti Ilir Meta, Skënder Gjinushi nis sot punën si kryetar i Akademisë së Shkencave. I vetmi person që ka kundërshtuar sot Gjinushin nga anëtarët e Akademisë së Shkencave ka qenë Artan Fuga, pasi sipas tij, është zgjedhur me ligjin e vjetër dhe është ulur në këtë karrige me ligjin e ri.

Vetë Gjinushi e cilësoi politik mos dekretimin nga Presidenti Meta, ndërsa komentoi në një deklaratë për mediat zgjedhjen e tij në krye të këtij institucioni.

“Institucion që me shumicë dërrmuese uzurpon veten nuk ka. Nuk është lajm që Fuga voton kundër, lajm do jetë kur të votojë pro për një çështje. Kapet me një tjetër temë që reforma është bërë edhe me ndihmën e politikës, por edhe me presion, të inspiruar nga një grup mediokrish, ata që ngatërrojnë platformën me projektligjin, që nuk janë në gjendje të kuptojnë çfarë është reformë dhe çfarë është pastrim institucional. Reformat janë kuptuar me lëvizje njerëzish. Ka pasure presion që reforma të bëhej me ribërjen e trupës së profesorëve.

Ndjehem shumë mirë që Meta nuk më dekretoi sepse u tregua qartë që nuk u soll vullneti i politikës në Akademinë e Shkencës, e kundërta. Fakti që faktorë të ndryshëm kanë bërë kundërshtim tregon qartë se reforma ishte jashtë ndikimeve politike dhe ishte kundër politikave nëntavolinë që kërkonin vetëm të ndërhynin ën Akademi dhe Presidenti me sa duket u bë palë me këto segmente. Me sa duket Meta si avokat ka marrë Fugën për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese dhe këtu tregohet lidhja nga është inspiruar Meta dhe kjo është fatkeqësi.

Më parë, ishte fare paçavure. Ligjet nuk cenojnë mandate e fituara, në rast se shton dispozita kalimtare, për të hequr mandatet e fituara është e papranueshme dhe këtë e pengon Gjykata Kushtetuese. Sipas ligjit të vjetër Presidenti duhet të bëjë vetëm emërim dhe ligji i ri ja merr në konsideratë edhe refuzimin, por thotë se vendimin e merr Asambleja”, tha Gjinushi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb