Në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” u debatua  për ligjin anti-KCK.

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari deklaroi se origjina e emrit të operacionit ka lindur nga thëniet e prokurorëve nëpër korridore në Prokurori, kur thoshin “kap çfarë të kapësh”.

Ndërsa, analisti Fatos Lubonja u shpreh se Edi Rama po vepron si në kohën e Enver Hoxhës, duke sekuestruar pasuri sipas mendësisë të partisë-shtet.

Shkëlzim Hajdari: Edi Rama “kap ca të kapësh” e ka marrë nga prokurorët. Kur ka folur për KCK , kryeministri ka thënë se ka një grup atje në Prokurori që mendon “kap cfarë të kapësh” e jo me seriozitet. Origjina vjen, se kur kishte seanca ka pasur prokurorë, që pas mbarimit të seancës dhe i kanë pyetur “hë mo si doli gjyqi” dhe përgjigja ka qenë “kap ca të kapësh”.

Fatos Lubonja: Nuk mundet kryeministri të flasë për gjyqtarët kështu. Kjo tregon se Rama nuk do asnjë gjykatës që të mos jetë në rreshtat e tij. Është prirja që “qeveria është këtu”, “unë jam këtu” sepse edhe njerëzit e SPAK do japin përgjigje tek ministri i Brendshëm. Rama po vepron si komunistët, që thoshte “kush ka grabitur popullin”, merre dhe futi në hu, që ku e ke floririn. Pse kështu bëhen punët?

Diskutime në studio
Hajdaraj:
Jo nuk është punë emrash. Nëse Roshi është hetuar për një vepër penale që e kapën vërtetimet hipotekore. Po ca do i marrësh Roshit? Shëndetshëm kjo punë bëhet duke pasur njerëz që nuk besojnë tek sinqeriteti jo politik. por për të bërë shtet. Kjo e shendosh procesin që ka nisur. Sa më shumë njerëz mos të besojnë. Aq më shumë do e detyrojnë qeverinë që të jetë e përgjegjshme. Ndërkombëtarët, Soreca thotë; do ta ndjekim procesin me shumë kujdes dhe me hetim nga SPAK

Zaloshnja: U habita kur shumë njerëz anonin nga Po-ja. Holanda nguli këmbë për të mos hapur negociatat, pasi thoshte; kriminelët shqiptarë trafikojnë droga. Aty mbizotëronte opinioni që shqiptarët vinë trafikojnë këtu, vrasin. Dhe paratë e tyre i çojnë dhe bëjnë vila në Shqipëri. Bëjnë hotele. Gjermania pati po këtë shqetësim. Problemi i madh për evropianët është se droga mund të mos kalojë fare përmes Shqipërisë, por ama paratë që nxirrnin atje vinin kryesisht këtej. Vend më ideal për dikë që jeton në Holandë dhe do të investojë, është Shqipëria.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb