Anëtari i bordit drejtues të Bindjes Demokratike Fabian Topollaj i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” debatoi me gazetaren Klodiana Lala për ligjin anti-KCK.

Topollaj u shpreh se ligji duket selektiv, pasi ftesë nga policia për sekuestrim pasurie i ka shkuar për shembull Lulzim Berishës, por jo edhe “shokëve” të tij. Lala tha se SPAK e ka kompetencën dhe mund të vendosë sekuestro, kur pasuria është vënë në mënyrë të paligjshme.

Fabian Topollaj: Pse i shkoi vetëm Lulzim Berishës ftesa nga policia? Policia e Shtetit është selektive dhe ia ka dhënë mundësinë ligji që të jetë selektive. Pse policia nuk ua ka cuar edhe shokëve të Lulzimit. Ky ligj nuk ua jep mundësinë palëve të treta që të vendosin, por gjithçka e merr përsipër policia.

Klodiana Lala: Ne kemi ligjin anti-mafia. Në momentin që X person hetohet për krim të organizuar, automatikisht, SPAK nis një hetim pasuror në mënyrë të përsëritur.

Fabian Topollaj: PD bën politikë sot. Hiqja policisë autoritetin për cdo gjë, por lërua gjykatave dhe Prokuroria.

Klodiana Lala: Ndodhi grabitja në Rinas. Cfarë bëri SPAK, ishte se filloi hetimet dhe për të sekuestruar pasurinë. Është zhbërë roli i prokurorit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb