Ish-prokurori i Prokurorisë së Apelit në Tiranë Shkëlqim Hajdari në një intervistë në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se ligji antimafia dështoi.

Hajdari theksoi se ligji antimafia dështoi, për shkak se prokurorët e gjykatësit nuk sekuestruan pasuri të paligjshme, por nxorën gjithë pasurinë e të dënuarve për krime të rënda si të ligjshme.

Për të qenë të sinqertë, krimi i organizuar, nëse nuk i krijohen kushte, lehtësira edhe nga politika, nuk mund të lulëzoj. Unë kam punuar në Prokurori gjatë dhe kam punuar edhe në Prokurorinë kundër Krimit të Organizuar. Unë shpresoj që këtë herë të jetë nisur mirë. Ligji antimafia dështoi, sepse janë hetuar pasuritë dhe kanë dalë të ligjshme. Ai ishte një dështim spektakolar i Prokurorisë dhe Gjykatës. Mund të jetë e vërtetë që mund të jenë marrë para ose kanë bërë lojëra politike. Ne kemi shkuar në shkatërrim total thuajse të ndjekjes penale. Inicimi i këtij akti normativ, është se merren vetëm me pasurinë e atyre që janë dënuar”, tha Hajdari.

Shkëlqim Hajdari nënvizoi se qeveria ka marrë një iniciativë të mirë, kurse shtoi se kjo iniciativë duhet të shikohet me vigjilencë.

“Unë mendoj se qeveria ka marrë një iniciativë të mirë. Nëse do të shikojmë se tolerohen njerëz që kanë lidhje me qeverinë, ne duhet të jemi vigjilent. Në rast të kundërt, kjo është për t’u përshëndetur. Nga këtu fillohet për të shkuar atje ku publiku dëshiron. Do të flasin këta njerëz”, deklaroi Hajdari.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb