Sot, një delegacion i opozitës, përfaqësuar nga Albana Vokshi, Genc Pollo dhe Edmond Haxhinasto zhvilluan një takim me përfaqësues të Komisionit të Venecias.

Takimi kishte në fokus trajtimin dhe diskutimin për ligjin antishpifje, i cili u miratua në parlament nga qeveria.

Ky takim u zhvillua tek zyrat e Këshillit të Europës në Tiranë.

Përfaqësuesja e opozitës Albana Vokshi deklaroi se Edi Rama miraton ligje antikushtetuese dhe antieuropiane, sepse do që të ketë AMA-n nën kontroll.

“Edi Rama do që të ketë AMA-n nën varësi. Qëndrimi i PD dhe i opozitës është që ligjet antishpifje duhet të grisen, sepse janë antikushtetuese dhe antieuropiane. Kjo është arsyeja pse këto dy ligje duhet të anulohen në mënyrë urgjente. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit dhe qeverisë që të zbatojë opinionin e Komisionit të Venecias”, tha Vokshi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb