“Shkundet policia”, “Shpёrdoruan detyrёn, policёt nё pranga”, kёto dhe disa tituj tё tjerё kryesonin shkrimet nё median online. Mbrёmjen e sё mёrkurёs nё Tiranё disa punonjёs policie u arrestuan dhe tё tjerё u proceduan pёr “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim i dokumentave”. Dua tё ndalem vetёm nё njё episod.

Nё dosjen e prokurorisё ishte pasqyruar si provё njё pёrgjim, ku njё polic u kёrkonte ndihmё kolegёve, t’i gjenin numrin e telefonit njё vajze, qё e kishte parё rastёsisht nё njё lavazh. Me ndihmёn e sistemeve nё polici numri u gjet. Vajza nё fjalё u pyet mё vonё nga hetuesit, nёse kishte autorizuar njeri pёr pёrdorimin e tё dhёnave dhe mohimi i saj ҫoi nё pёrgjegjёsi ligjore policin.

Vetёm pak muaj mё parё, u bё virale njё listё “patronazhistёsh” me rreth 910.000 emra qytetarёsh (mes tyre isha dhe unё), tё cilёve iu publikua numri i dokumentit tё identitetit, emёr, mbiemёr, atёsi, ditёlindje, adresa, vendi i i punёs, numri i telefonit dhe askush nuk i pyeti a kanё autorizuar njeri pёr pёrdorimin e tё dhёnave tё tyre.

Tё dhёnat nuk i mori njё njeri (si polici merakli), por u publikuan nё rrjet e ranё nё shumё duar qё edhe sot i pёrdorin. Pёrdorimi i tё dhёnave pa leje tё 910 mijё qytetarёve a ёshtё shkelje? Shkopi, ligji dhe Maliqi…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb