TIRANË-Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla raportoi sot në Komisionin e Integrimit për ligjin e ri të arsimit. Nikolla u shpreh se ka gjithsej 38 mijë mësues dhe se 4 mijë prej tyre flitet se janë pa arsimin përkatës. Sipas Nikollës në tetor do fillojnë inspektimet në të gjitha shkollat.

“Është folur për 4 mijë mësues pa arsim përkatës. Në tetor nisin inspektimet në të gjitha shkollat. 175 mijë nxënës po marrin mësim nga mësues pa arsim. Në zonat e thella kryesisht ka mësues pa arsim përkatës”- u shpreh Nikolla.

Ndërsa deputeti i opozitës Gert Bogdani kërkoi ndryshimine ligjit. ‘Do ndryshojë ligji apo do kemi drejtoreshë sin ë Lushnjë?”- u shpreh Bogdani.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: