Ish-Presidenti Bujar Nishani ka kritikuar ashpër draftin e PS për Ligjin për Presidentin e Republikës që do të kufizojë kompetencat e kreut të shtetit.

Nishani e quan draftin e PS si një paçavure dhe provokim të rëndë për Kushtetutën e Shqipërisë dhe seriozitetin e shtetit.

Ai kërkon që mos i kushtohet vëmendje pasi beson se pas 6 muajsh Shqipëria do të ketë mundësinë për një revolucion dramatik në legjislacion, nga referendumi tek akti më i thjeshtë juridik.

STATUSI NGA BUJAR NISHANI
Idioti provokator ka hedhur në tregun e idiotësive të tij të pafundme të ashtuquajturin “Ligji për Presidentin e Republikës”
Në këtë botë ka “idiotë të dobishëm” dhe “idiotë të dëmshëm”
Idioti i dëmshëm në rastin tonë, nuk ka bërë një ligj për Presidentin e Republikës por ka shkruar një Kushtetutë paralele sipas humorit pervers të sektit që ka krijuar, duke provokuar rëndë Kushtetutën e Republikës, seriozitetin e shtetit, kodet e një shoqërie normale civile.
Idioti i dëmshëm që ka humbur çdo lloj ekuilibri, nuk mund të imagjinoi dot një shtet me “Kryetar Shteti”, me “Institucionin e Presidentit të Republikës”, me “Kushtetutë” “Kode” e “ligje” që rregullojnë e mbrojnë shtetin, sistemin, qytetarin !
Idioti i dëmshëm ka vetëm një model që reflekton! Idiotësinë !
Çdo vend (Republikë) në botë, i madh apo i vogël, i pasur apo i pazhvilluar, në Evropë, Afrikë, Azi apo Amerikë e ka një Ligj për Presidentin e Republikës.
Paçavurja e idiotësisë që paraqitet tek ne nuk ka asnjë lidhje e asnjë ngjashmëri minimale me askënd, me asnjë me askund në botë !
Sot në Shqipëri nuk ka më vlerë asnjë legjislacioni (ose kriminal ose sharlatan) që prodhohet nga minoranca pushtetmbajtëse.
Askush të mos i kushtojë vëmendje e të shpenzojë kohë për të.
Nuk ja vlen për asgjë !
Pas 6 (gjashtë) muajsh, kam bindjen më të palëkundur që, Shqipëria do të ketë mundësinë për një revolucion dramatik në legjislacionin e vet, që nga referendumi e deri tek akti më i thjeshtë juridik !
“Idiotësia”, nuk do të jetë objekt i atij legjislacioni pasi trajtimi i saj i përket profesionistëve të shëndetit.
Korrupsioni, hajdutëria, inkriminimet, shkatërrimet, dhunimet, do të kalojnë rreptësisht në “vrimën e gjilpërës” së atij legjislacioni, për këdo që sot bën rrolin e idiotit !

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb