TIRANË- Në valën e diskutimeve për Call-Center dhe rrezikun e mbylljes së mijëra vendeve të punës në Shqipëri, Lista e Barabartë, LIBRA thërret të rinjtë dhe përfaqësuesit e këtyre kompanive në një takim.

Në faqen e Facebook-ut të LIBRA-s njoftohet se takimi është sot në orën 18:00 pikërisht për të diskutuar ligjin e ri që pritet të miratojë Senati në Itali.

“Të rinj dhe përfaqësues nga Call Center-at në një bashkëbisedim me “LIBRA-n”. Sot në orën 18:00, në selinë e LIBRA-s zhvillohet një takim me të rinj që punojnë në Call Center, si dhe me administratorë të këtyre bizneseve në vendin tonë. Ky do të jetë një diskutim mbi zhvillimet e fundit që prekin këtë sektor, veçanërisht lidhur me ligjin që mund të miratojë Senati në Itali, çka rrezikon më tepër se 20 mijë vende pune në Shqipëri. Të gjithë të rinjtë, që punojnë në këto qendra, janë të ftuar të marrin pjesë në këtë takim të hapur, me idetë e sugjerimet e tyre për situatën ku ndodhemi, si dhe çdo shqetësim tjetër të mundshëm. Jeni të mirëpritur!”, shkruhet në njoftimin e LIBRA-s.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb